Politike

Paralajmëron Pandeli Majko: Nëse nuk rizgjidhem deputet, iki nga politika, kam dy diploma, do të filloj një tjetër jetë

21 Mars 2021, 16:02 Nga DOSJA
Paralajmëron Pandeli Majko: Nëse nuk rizgjidhem deputet, iki nga

TIRANË– Ministri i Shtetit për Diasporën, ka lajmëruar largimin nga politika nëse nuk do të rizgjidhet si deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për Vizion Plus, Majko ka komentuar vendosjen e tij si të 19-n në listën e kandidatëve për deputetë dhe tha se ai mund të tërhiqet nëse nuk rizgjidhet si deputet dhe mund të fillojë një tjetër jetë. 

Majko shtoi se ka dy diploma dhe se sipas tij, janë të mjaftueshme për të filluar një jetë të re.

“Padyshim do të filloj një jetë tjetër. Kam dy diploma, që besoj janë të mjaftueshme për të vazhduar përpara,”– u shpreh Majko. 

Momenti pas minutës 03:00

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike pandeli majko pandeli majko

Sondazh

Poll