Politike

Enkelejd Alibeaj prezanton kandidatin Agron Kapllanaj në Ballsh: Ky vend nuk është i mallkuar, por është vend i bekuar! E f

21 Mars 2021, 17:37 Nga DOSJA
Enkelejd Alibeaj prezanton kandidatin Agron Kapllanaj në Ballsh: Ky vend

BALLSH– Koordinatori Politik i Partisë Demokrtike në Qarkun Fier, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot kandidatin e PD-së në Ballsh, Agron Kapllanaj. Vetë Alibeaj ka shprehur kënaqësinë për mbështetjen ndaj Kapllanaj si djalë i Mallakastrës duke vlerësuar rolin e kontributin e Agronit gjatë qeverisjes në krye të bashkisë Ballsh për tre mandate.

“Mallakstra ka mbështetur gjithmonë njerëzit e punës, njerëzit që i shërbejnë punëveqytetarëve dhe kanë ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri. Ky vend nuk është i mallkuar, por është vend i bekuar! E fillojmë nga ndryshimin nga Mallakastra dhe pastaj e gjithë Shqipëria!”- tha Alibeaj.

Agron Kapllanaj, kandidati për deputet i PD-së në qarkun Fier në fjalën e tij kërkoi besimin dhe votën e mallakastriotëve për të mos u diferencuar me njeri-tjetrin.

“Nuk kemi pritur dhe nuk presim asgjë nga Edi Rama por do të marim fatin tonë në dorë, do të votojmë PD-në dhe kandidatët e saj, për të ardhmen e fëmijëvë tanë. Boll më me mashtrime! Arritja më e madhe në radhët e PS-së është heqja e një demokrati nga puna! Kështu nuk mund të vazhdohet! Votoni Lulzim Bashën që uzina të vihet në punë! Votoni Lulzim Bashën që fëmijët mos të na largohen nga vendi!”- tha Kapllanaj.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike agron kapllanaj ankeljed alibeaj agron kapllanaj ankeljed alibeaj

Sondazh

Poll