Politike

Edi Paloka në Derven: Dështimi me rindërtimin, pas gati 2 vjetësh, njerëzit janë akoma pa shtëpi! Të largojmë qeverinë

21 Mars 2021, 15:25 Nga DOSJA
Edi Paloka në Derven: Dështimi me rindërtimin, pas gati 2

FUSHË KRUJË- Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka zhvilloi sot një takim në fshatin Derven ku ka takuar banorët e zonës duke ndjekur nga pranë problematikat e tyre. Paloka ka quajtur emërues kryesor të çdo problemi, Ramën dhe keqqeverisjen e tij këto 8-vite e cila i ka lënë shqiptarët në vend-numëro.

“Në këto 8-vite më shumë se ju, nuk e ka provuar askush qeverisjen e keqe, pa asnjë diskutim kjo mund të jetë qeverisja më e keqe në 30-vite pluralizëm. Ky kryeministër jo vetëm u shkakton të zeza shqiptarëve, por pas asaj edhe tallet duke bërë arrogantin. Me këtë do të përballemi me 25 prill, me këtë qeveri, të gjithë kemi mundësinë t’i themi ndal të keqes, e keqja ka një emër, është Edvin Rama dhe me 25 prill i themi ndal kësaj të keqeje,”- tha Paloka.

Paloka u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet e tij që ka bërë që në vitin 2013.

“Sot Rama del dhe u premton shqiptarëve ujë 24 orë. Të njëjtën gjë ka thënë dhe në 2013, madje tha “nëse nuk e realizoj, ejani kërkoni përgjegjësinë tek unë”. Kemi detyrim t’i japim fund dhe t’i themi stop, që pasi të largojmë këtë të keqe, të mund të mendojmë për të ardhmen. Çdo ditë kemi paraqitur pjesë të programit të plotë. Dy nga pikat e këtij plani janë për ju si zonë e prekur nga tërmeti, e cila e ka problem imediat. Kemi dëgjuar Ramën që po iku ai, do të mbeten jashtë njerëzit. Në fakt, jashtë janë tani njerëzit, kanë gati dy vite,”- shtoi Paloka më tej.

Paloka premtoi se kontratat dhe akt-marrëveshjet e OSHEE, të cilat i quajti kontrata skllavërie, do të fshihen sapo PD të vijë në pushtet dhe se askush nuk do të ketë detyrim të paguajë “borxhe që shtohen borxh pas borxhi”.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka ne derven edi paloka edi paloka ne derven

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2021, 14:02

TIRANË– Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me prishjen e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. ...