Politike

Kryemadhi prezanton kandidatin e LSI-së në Fier: Klajdi e ka për detyrë që t’jua bëjë jetën më të lehtë 

21 Mars 2021, 18:53 Nga DOSJA
Kryemadhi prezanton kandidatin e LSI-së në Fier: Klajdi e ka për

FIER- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qënë në Fier sot ku ka prezantuar kandidatin për deputet, Klajdi Bogdanaj, në komunën Portëz. Monika gjatë fjalës së saj, ka falenderuar Klajdin dhe të gjithë banorët e zonës që ishin mbledhur për ta pritur. Kryemadhi tha se Klajdi e ka për detyrë që të përmirësoj jetesën e njerëzve në atë komunë dhe në të gjitha vendet e tjera. Ajo është shprehur se pas 25 prillit do të kthejnë çdo gjë në dorë të të rinjve në mënyrë që të përmirësojnë kushtet dhe mënyrën e jetesës që qeveria e tanishme ka shkatërruar.

Fjala e plotë:

Unë dua të falenderoj Klajdin, por nëpërmjet tij dua t’iu falenderoj edhe të gjithë juve. Ne me Klajdin njihemi që në themelimin e LSI-së. Kur është themeluar LSI-ja Klajdi ka qenë fëmijë dhe sot është baba. Kjo është LSI-ja, rritet me njerëzit, rritet me njerëzit e saj, rritet në vota. Por duhet të rritet edhe në profesionistë. Pra ne e duam sot Klajdin nga një gjimnazist që ishte në Fier, pastaj student i juridikut, tani e duam deputet. Por që të jesh deputet duhet edhe një përgjegjësi. E tha pak më përpara dhe zotëria, përgjegjësi dhe angazhim i yni, sepse në fund të fundit politika çfarë është? Është një instrument që ua bën njerëzve jetën ose më të vështirë ose më të lehtë. Dhe Klajdi e ka për detyrë që ta bëjë jetën më të lehtë, jo për ju që jeni këtu, por për brezin, për shokët, për të rinjtë, për të rejat jo vetëm të Portëzës, Roskovecit, Patosit, Cakranit e të Mallakastrës e Fierit, por për të gjithë Shqipërinë. Në fakt jo pa qëllim Klajdi është i treti i listës. Është i treti i listës sepse kërkon angazhim e para, e dyta tregon që LSI-ja i vlerëson dhe i rrit njerëzit e saj, sepse Klajdi është fëmijë i LSI-së dhe sot është burrë në LSI. Dhe nëse ne nuk do të mendojmë për vendin tonë, për të gjithë njerëzit me të cilët kemi ardhur deri këtu si një familje, normal që do të ndodhë ajo që ka ndodhur, ku taksat rriten, ku vendet e punës mbyllen, ku bizneset falimentojnë e çdo gjë tjetër. Vetëm hasmi e shkatërron shtëpinë. Vetë një njeri që urren çdo gjë e shkatërron shtëpinë. Dhe këtë ka bërë Edi Rama me Rilindjen. Prandaj dhe ne duam që të kthejmë çdo gjë në dorë të të rinjve dhe të rejave. Jo në dorë thjesht për të pasur një të ri, një 18 apo 20 vjeçar, por për t’iu dhënë shanset dhe mundësitë brezit të Klajdit, të Kejdit, të shumë të rinjve dhe të rejave të tjerë, që nuk janë thjesht të rinj, por janë njerëz me përgjegjësi, që kanë përgjegjësi politike, kanë angazhim politik, kanë dëshirë të jetojnë në Shqipëri. Dhe nëse ne nuk do të kemi një klasë politike që kërkon të jetojë dhe investojë në Shqipëri, që kërkon të rritet në Shqipëri, normal që ne do të kemi këtë shpopullim me këto ritme kaq të shpejta.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike klajdi bogdanaj monika kryemadhi klajdi bogdanaj monika kryemadhi

Sondazh

Poll