Politike

FOTO nga Franca! Rama shkon në Paris, drekon me Presidentin Macron, zbardh bisedat para gostisë: Diskutuam për parkun voltaik

22 Mars 2021, 06:26 Nga DOSJA
FOTO nga Franca! Rama shkon në Paris, drekon me Presidentin Macron, zbardh

PARIS– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Francë, ku edhe zhvilloi një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron. Vetë kryeministri ka publikuar pamjet nga mbërritja e tij në palletin “Elysee”, ku dhe zhvilloi takimin e konsumoi drekën me Presdientin Macron.

Përpara se të zhvillonte këtë takim, Rama ka takuar fillimisht Clement Beaune, Ministër i Shtetit për çështjet Europiane. Më pas, në mesditë, ka drekuar me presidentin Macron në Pallatin Elysèe ku mbërriti me makinën presidenciale.

Në fokus të diskutimeve, siç edhe deklaroi vetë kryeministri Rama ishte integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, investimet e agjencive franceze në Shqipëri, sidomos për Ujësjellësin e Durrësit.

Vteë Rama, i pyetur edhe nëse Presidenti Emmanuel Macron, i kërkoi që të jetë ndërmjetësues në këtë dialog, Rama tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi ai është palë. 

Axhenda e këtij takimi u publikua dje në faqen zyrtare e Presidencës franceze. Vetë kryeministri nuk bëir asnjë njoftim.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama emanuel macron rama takon macron edi rama emanuel macron rama takon macron

Sondazh

Poll