Politike

Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk jemi në garë me alternativën tënde e të oligarkut Gjergj Luca, por për njerëzit

21 Mars 2021, 17:35 Nga DOSJA
Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk jemi në garë me

ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga Elbasani tha sot se Opozia është KÇK.

Në një status në Facebook, Bardhi shkruan se Rama ka konfirmuar se këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla.

Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me njerëzit, me hallet e tyre, me papunësinë, varfërinë ekstreme, me mungesën e shanseve, me braktisjen totale nga qeveria. Zgjedhjet janë një moment për të ndryshuar modelin e politikës, ku ata që marrin pushtet të shërbejnë e t’i kthejnë besimin qytetarëve me punë dhe projekte zhvillimi. Ne nuk hyjmë në këtë garë me dhe për Gjergj Lucën. Kjo është alternativa e Edi Ramës. Jemi me njerëzit, dhe do të jemi portreti dhe zëri i tyre pas 25 Prillit. #ShqipëriaFITON”- shkruan Bardhi.

Rama sulmoi edhe sot Opozitën nga Elbasani. Ai komentoi sherrin mes biznesmenit Gjergj Luca dhe ish-deputetit Luçiano Boçi, ku mbajti anën e të parit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll