Aktualitet

Moti i keq në vend, Ministria e Infrastrukturës: Reshjet vijojnë të jenë të dendura, ka erë të fortë në Veri dhe Jugli

21 Mars 2021, 22:03 Nga DOSJA
Moti i keq në vend, Ministria e Infrastrukturës: Reshjet vijojnë

TIRANË– Ministria e Infrastrukturës ka dalë me njoftim zyrtar për të sqaruar situatën në të gjithë Shqipërinë, ps një dite të përfshirë nga reshjet e dendura dhe dëbora. Në njoftimin zyrtar, thuhet se reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë natës dhe për këtë arsye ARRSH ka koordinuar punën me Policinë e Shtetit për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve në akset problematike pa goma dimërore apo zinxhirë.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike, pasi bllokimi i tyre në rrugë pengon punën e borëpastrueseve.

Reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës: Rajoni verior dhe jugor janë përfshirë gjatë ditës së sotme nga reshje dëbore me intensitet të lartë, shoqëruar me erëra të forta, të cilat gjatë mbrëmjes janë shtuar edhe më tepër, duke shkaktuar probleme në qarkullim në akset kombëtare. Mjetet borëpastruese dhe punonjësit e kompanive kontraktore të mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë, duke bërë të mundur mbajtjen hapur të akseve rrugore. Situata paraqitet problematike veçanërisht në Qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Korçës.

Sipas informacioneve nga strukturat përkatëse, reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë natës dhe për këtë arsye ARRSH ka koordinuar punën me Policinë e Shtetit për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve në akset problematike pa goma dimërore apo zinxhirë. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike, pasi bllokimi i tyre në rrugë pengon punën e borëpastrueseve. Situata paraqitet si më poshtë:

RAJONI VERIOR

QARKU KUKES

QARKU SHKODER

RAJONI QENDROR

RAJONI JUGOR

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e infrastrukturës moti i keq ne shqiperi ministria e infrastrukturës moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll