Meta dekoron gjeneralin Ndriçim Sallaku pas vdekjes nga Covid-i, Presidenti: I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij e ndrit
21 Mars 2021, 20:41Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes, ditën e sotme gjeneralin Ndriçim Sallaku. Vetë Meta në Facebook, ku shkruan se ka akorduar për Sallakun Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, për të vlerësuar të gjitha veprat që Sallaku ka bërë për këtë vend. Dekorimi i Sallakut ka ardhur një ditë pas vdekjes së tij nga Covid-i.
Postimi i plotë:
Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t’i akordoj sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut. I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura!
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
PESHKOPI– Materniteti i Peshkopisë dhe spitali ka mbetur pa energji elektrike dhe pa ambulancë, si pasojë e motit të keq dhe bllokimit të rrugëve pas reshjeve t...
SHQIPËRI– Rruga e Kombit është bllokuar pas reshjeve të dendura të dëborës. Dosja.al ju sjell pamje nga rruga e Kombit, konkretisht në aksin Kukës- F...
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar ditën e sotme disa rezultate mbi variantin e Afrikës së Jugut të Covid-19. Në një shkrim në Facebook, ai ka shkr...
POGRADEC- Reshjet e shumta të motit kanë bërë që rruga e Qafë Plloçit të bëhet e pakalueshme. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se disa automjete janë b...
SHKODËR– Dosja.al ka mësuar se është identifikuar personi që plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin e identifikuar si Mikel Fusha, ngjarje e ndodhur mbr...
SHKODËR– Dosja.al ka zbardhur emrin e personit që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se bëhet fjalë për të riun e indentifikuar si Mikel Fus...
SHKODËR– Mikel Fusha, 25 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lokalin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Mark Lula”, ku Fu...
KRUJË– Fotoja që po shikoni tregon fytyrën e Albert Zajës, në momentin që është vënë në pranga. Siç edhe shihet në foto, Zaja qëndron i ulur në gjun...