Aktualitet

Moti i keq lë pa drita maternitetin në Peshkopi, gratë kthehen mbrapsht me një qetësues, auto-mbulanca ka ngecur në Bulqiz

21 Mars 2021, 20:26 Nga DOSJA
Moti i keq lë pa drita maternitetin në Peshkopi, gratë kthehen

PESHKOPI– Materniteti i Peshkopisë dhe spitali ka mbetur pa energji elektrike dhe pa ambulancë, si pasojë e motit të keq dhe bllokimit të rrugëve pas reshjeve të dendura të dëborës. Dëshmitarë kanë rrëfyer për Dosja.al se për më shumë se gjysmë ore në këtë vend nuk ka energji elektrike.

Të njëjtat burime, tregojnë për Dosja.al se në spital e maternitet nuk ofrohet dot as ndihma e nevojshme mjekësore dhe për pasojë, gratë që vijnë aty, ‘përzehen’ me një qetësues të thjeshtë, pavarësisht gjendje ku ndodhen. Ndërsa auto-ambulanca, ka ngecur në Bulqizë, si pasojë e rrugëve të bllokuara nga dëbora.

Moti i keq, temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë pushtuar Veriun e Vendit dhe juglindjen ditën  e sotme. për pasojë janë regjistruar edhe aksidente, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Përmbytje ka pasur në Vlorë e Durrës.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet meterniteti ne peshkopi pa drita moti i keq ne shqiperi meterniteti ne peshkopi pa drita moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll