Aktualitet

Zbardhet edhe Puka, prej disa orësh nën “pushtetin” e dëborës

21 Mars 2021, 21:22 Nga DOSJA
Zbardhet edhe Puka, prej disa orësh nën “pushtetin” e

PUKË– Puka është zbardhur gjithashtu nga dëbora. Në videon e publikuar nga Top-Channel, shihet që reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë edhe territorin e Pukës gjatë orëve të pasdites. Pothuajse në të gjitha akset nacionale ka vështirësi në qarkullim. Zinxhirët janë të detyrueshëm për të gjitha mjetet.

Trashësia e dëborës arrin në 35 cm deri në 50 cm në qytet dhe në zonat e thella mbi 80 cm.

Moti i keq, temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë pushtuar Veriun e Vendit dhe juglindjen ditën e sotme. Për pasojë janë regjistruar edhe aksidente, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Përmbytje ka pasur në Vlorë e Durrës.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi puka zbardhet nga debora moti i keq ne shqiperi puka zbardhet nga debora

Sondazh

Poll