Aktualitet

E bllokuar prej 1 orësh, rihapet aksi rrugor në Qafë Plloçë, ARRSH: Lëvizni me zinxhirë

21 Mars 2021, 21:10 Nga DOSJA
E bllokuar prej 1 orësh, rihapet aksi rrugor në Qafë

POGRADEC- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është rihapur aksi rrugor në Qafë Thanë-Qafë Plloçë. Në një postim në Facebook, ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve që të lëvizin me zinxhirë dhe të tregohen të kujdesshëm gjatë ecjes. ARRSH gjithashtu ka bërë me dije se në këtë zonë kanë filluar reshjet e borës me intensitet të lartë.

Postimi i plotë:

Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Thanë-Qafë Plloçë. Kontraktorët kanë qenë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës. Apel për drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet reshje bore ne qafe plloc reshje bore ne qafe plloc

Sondazh

Poll