Aktualitet

Bulqiza bllokohet nga dëbora, fshatrat mbeten pa energji elektrike, policia: Mos lëvizni gjatë natës!

21 Mars 2021, 21:25 Nga DOSJA
Bulqiza bllokohet nga dëbora, fshatrat mbeten pa energji elektrike,

BULQIZA– Bulqiza dhe fshatrat rreth saj janë zbardhur nga dëbora. Dosja.al ka mësuar se shumë fshatra të njësive administrative janë bllokuar dhe kanë mbetur pa energji elektrike.

Trashësia e dëborës në qytet ka arritur 40 cm ndërsa në njësitë administrative vijon nga 50-80 cm. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mundohen të shmangin çdo dalje dhe të mos lëvizin gjatë natës për shkak të situatës së krijuar.

Moti i keq, temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë pushtuar Veriun e Vendit dhe juglindjen ditën e sotme. Për pasojë janë regjistruar edhe aksidente, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Përmbytje ka pasur në Vlorë e Durrës.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bulqiza bllokohet nga debora moti i keq ne shqiperi bulqiza bllokohet nga debora moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll