Aktualitet

Alimehmeti publikon lajmin e mirë për variantin e Covid të Afrikës së Jugut: Nëse e keni kaluar koronavirusin, jeni të si

21 Mars 2021, 20:08 Nga DOSJA
Alimehmeti publikon lajmin e mirë për variantin e Covid të

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar ditën e sotme disa rezultate mbi variantin e Afrikës së Jugut të Covid-19. Në një shkrim në Facebook, ai ka shkruar se studiuesit nga Emory University në SHBA kanë publikuar ditën e djeshme rezultatet e studimit të mutacionit të Covid në Afrikën e Jugut, ku kanë treguar se njerëzit mund të fitojnë imunitet nëse e kanë kaluar apo apo nëse vaksinohen vaksinës e Modernas. Ai ka shkruar se antitrupat mund të neutralizojnë mutacionin. Në fund të shkrimit, Alimehmeti u ka bërë thirrje popullsisë që të vaksinohen nëse nuk e kanë kaluar virusin, ndërs për ata që e kanë kaluar të rrinë të qetë.

Postimi i plotë:

Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor. Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.

Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut:

të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2

të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe

të pacientëve të vaksinuar me Moderna.

Gjetjet:

Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por

Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.

Pra, është si të thuash se:

Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin!

Autorët dalin në përfundimet e qarta se:

Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor. Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor. Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor.

Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta:

Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.

Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.

Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet emory university ilir alimehmeti emory university ilir alimehmeti

Sondazh

Poll