Aktualitet

I biri iu plagos në lokal, nëna e Mikel Fushës tregon përplasjet me autorin: Para një jave erdhi theu karrige e tavolina, s

21 Mars 2021, 19:52 Nga DOSJA
I biri iu plagos në lokal, nëna e Mikel Fushës tregon

SHKODËR– Nëna e Mikel Fushës, 25-vjeçarit që u plagos mbrëmjen e sotme në lokalin e tij në Shkodër, ka treguar se i biri ishte përplasur edhe para një jave me autorin e plagossjes, Elvis Lekndreu. Në një prononcim për kamerat, duke qarë ajo tregon se para një jave Lekndreu ka shkuar po tek lokali i djalit të saj dhe ka thyer tavolina e karrige.

Për pasojë, nëna e të plagosurit shprehet se ka marrë policinë në telefon, dhe është takuar edhe me familjen eautorit, por sërish nuk e shmangu dot plagosjen e të birit.

Para një jave djali u konfliktua me autorin. Para një jave autori erdhi dhe theu tavolinat e lokalit të Mikelit. Djali im e ka lokalin, punon me një vajzë aty. Telefonova policinë para një jave për sherrin, u tregova dhe u thashë ma hiqni qafe. Shkova fola dhe me familjen e Lekndreut dhe u thashë ma largoni që këtu. Por sot ka ardh me disa sot. Ma paska plagps djalin,”– thotë ajo.

Mikel Fusha u plagos mbrëmjen e sotme në lokalin e tij në Shkodër. Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim, autori Elvis Lekndreu.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mikel fusha plagoset mikel fusha mikel fusha plagoset mikel fusha

Sondazh

Poll