Sport

“Jemi të bindur në cilësitë e Pirlos”, Paratici i jep besim trajnerit të Juventusit edhe pas humbjes ndaj Beneventos: D

21 Mars 2021, 19:51 Nga DOSJA
“Jemi të bindur në cilësitë e Pirlos”, Paratici

TORINO– Fabio Paratici foli për Sky pas humbjes së skuadrës së Juventusit ndaj Beneventos. Drejtori Sportiv nuk kërkoi justifikim për të komentuar performancën e keqe, duke konfirmuar megjithatë nevojën për të vazhduar me projektin, gjithashtu duke konfirmuar në krye të stolit Andrea Pirlon. Për të ardhmen e trajnerit, Paratici në fakt deklaroi: “Ne jemi shumë të bindur. Gjatë viteve ne u kemi dhënë shumë gëzime tifozëve, ndërsa sot u japim hidhërim – komentoi drejtori sportiv Fabio Paratici në fund të ndeshjes – Nuk do të jetë një ndeshje që do të ndryshojë programimin tonë, do të vazhdojmë me idetë tona dhe ne jemi të bindur për Pirlo. Por mjaft me gabimet”.

Paratici nuk kishte dëshirë të fliste për episodet e diskutueshme siç ishte rasti Foulon-Chiesa. Drejtori Sportiv preferoi të driblonte në lidhje me këtë situatë.”Episodet? Unë nuk dua t’i komentoj, nuk jam këtu për të diskutuar në lidhje me këtë çështje. Ndeshjet duhet të vlerësohen duke përjashtuar episodet. Ne do të vlerësojmë gjithçka në dy javët e ardhshme. ”

Cikli i Juventusit për drejtorin sportiv nuk ka mbaruar: “Unë dëgjoj të flasim për “cikle”, kur mund të bëj një listë se sa herë është thënë që i yni ishte mbyllur. U tha në lamtumirën e Contes, në ko me Galatasaray, pas finaleve të humbura, pas Tevez, Pirlos dhe Vidal, ose Allegrit. Ne kemi bërë disa cikle dhe gjithmonë kemi fituar”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport juventus paratici pirlo juventus paratici pirlo

Sondazh

Poll