Sport

Luis Suarez, “pistoleta” që po ndihmon Atletico Madrid drejt titullit kampion, Alaves “viktima” e rradhës

21 Mars 2021, 20:19 Nga DOSJA
Luis Suarez, “pistoleta” që po ndihmon Atletico Madrid drejt

SPANJË-Atletico Madrid vazhdon marshimin drejt titullit kampion. Në javën e 26-të të La Liga-s “Los Colchoneros” fitojnë me shifrat 1-0 ndaj Alaves, duke ruajtur diferencën me Realin e Madridit në 6 pikë, si dhe duke lënë 7 pikë pas Barcelonën, që do të luajë në mbrëmje ndaj Sociedad.Heroi i madrilenëve ditën e sotme ishte i zakonshmi Luis Suarez.

Sulmuesi ka shkuar në kuotën e 19 golave, 2 më pak se Leo Messi. Suarez shënoi me kokë pas një krosimi të Trippier në minutën e 54’ të ndeshjes. Më shumë komplimenta merr portieri Oblak, i cili i mohoi golin sulmuesit të Alavesit, Joselu, nga pika e bardhë e penalltisë.Fitorja 1-0 e çon ekipin e Simeones në kuotën e 66 pikëve, 6 më shumë se sa Real Madrid dhe 7 më shumë se Barça që ka një ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atletico madrid luis suarez atletico madrid luis suarez

Sondazh

Poll