Sport

VIDEO/ Milan nuk bën gabimet e Juventusit, mund Fiorentinën dhe blindon pozitat për zonën Champions

21 Mars 2021, 19:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan nuk bën gabimet e Juventusit, mund Fiorentinën dhe

ITALI- Në javën e 28-të të Serie A, Milan fiton në transfertë ndaj Fiorentinë me shifrat 3-2. Një sukses i rëndësishëm për kuqezinjtë që blindojnë katër vendet e para.  Një sfidë që nisi mirë për skuadrën e Piolit që gjetën avantazhin në minutën e 9-të me anë të Ibrahimovic. Suedezi mori një asist nga Kjaer duke mos gabuar përballë portierit Dragoëski.

Një realizim që nuk zgjati shumë pasi Pulgar në të 17-tën do të barazonte shifrat. Në pjesën e dytë Fiorentina kalon në avantazh me anë të Ribery. Francezi ia doli të mposhtë portierin Donnaruma duke fiksuar shifrat në 2-1.

U mendua se Fiorentina do të bënte rezistencë, por Milan tregoi gjithë forcën duke përmbysur shifrat. Diaz në minutën e 57-të dhe Calhanoglu në të 72-tën do të conin shifrat në 2-3. Një shifër e tillë mbeti në fuqi deri në fund të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fiorentina milan fiorentina milan

Sondazh

Poll