Sport

Shehi: “Kishim një skuadër shumë të fortë përballë, por ia dolëm”

21 Mars 2021, 14:39 Nga DOSJA
Shehi: “Kishim një skuadër shumë të fortë

LAC – Tirana mori një fitore mjaft të vështirë ndaj Laçit në transfertë, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon dhe duke shkuar tashmë vetëm 7 pikë larg kreut, ndërsa trajneri Shehi u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve.

Një fitore mjaft e rëndësishme në një fushë shumë të vështirë…
Ishte fitore e rëndësishme, pasi kthehemi aty ku ishim para një jave. Ne luajmë për objektiva madhorë, pasi drejtoj skuadrën më të titulluar dhe objektivat janë madhorë. Pas ndeshjes me Partizanit e thashë që ndoshta ishim më të ngarkuar se sa duhej. Sot ishim të ndërgjegjshëm, se kishim një kundërshtar të fortë. Edhe fusha këtu të lejon të luash, ndaj tani nuk mbetet gjë tjetër, veç se të komplimentoj lojtarët.

Ju vjen keq për gabimin e Likës në golin e pësuar nga këndorja?
Nuk kam një koment për atë. I thashë që ka një jetë në futboll dhe do të na ndihmojë dhe këtë bëri në pjesën e dytë, ku na shpëtoi nga 2 gola. Mendonim që të merrnim mesfushën. Kishim një skuadër përballë shumë të fortë në luftën në ajër. menduam që të luanim me kombinime të shkurtra, për të shfrytëzuar edhe shpejtësinë e Seferit edhe më vjen mirë që ia dolëm.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 21 Mars 2021, 10:18

“Zezak m*ti, do te gëzohesha nëse yt bir…”

ITALI– Dy javë pas episodit që pati Ounas si protagonist, një mesazh tjetër i pështirë fyerjesh iu drejtua një futbollisti të Crotones, i cili, ashtu si kolegu ...

Sport 21 Mars 2021, 16:56

Ndahen në barazim pa gola Partizani dhe Teuta

ELBASAN – Nuk ka fitues në një prej përballjeve më të rendësishme të javës së 25-të, mes Partizanit dhe Teutës. Gjithçka u mbyll në barazim 0-0 mes dy sk...