Sport

Cammarata: “Kemi ende shpresë janë 11 ndeshje për t’u luajtur”

21 Mars 2021, 15:01 Nga DOSJA
Cammarata: “Kemi ende shpresë janë 11 ndeshje për t’u

FIER – Apolonia është me një këmbë në Kategorinë e parë, pasi humbi ndeshjen direkte ndaj Skënderbeut, ndërsa trajneri Fabrizio Cammarata u shfaq mjaft i zhgënjyer me rezultatin.

Sa i zhgënjyer jeni pas kësaj humbjeje?
Humbëm një ndeshje që duhej ta kishim fituar. Në pjesën e parë Skënderbeu ishte më mirë dhe na vuri në vështirësi. Në pjesën e dytë barazuam dhe kishim raste për të fituar, por nuk shënuam më. Më pas pësuam atë gol dhe dolëm pa pikë.

A besoni ende te mbijetesa?
Besoj se sot e kishim përgatitur mirë ndeshjen, e dinim vështirësinë për këtë ndeshje. Jemi krenarë për pjesën e dytë. Por mund të them se ka edhe 11 ndeshje deri në fund, Do japim gjithçka deri në ndeshjet e fundit. Duhet ta provojmë, pasi lojtarët e mi kanë cilësi edhe morale për të qëndruar.

Jeni penduar që latë Dinamon?
Jo nuk jam penduar, ndryshe nuk do vijë këtu. Jam shumë i lumtur këtu dhe besoj te mbijetesa.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 21 Mars 2021, 10:18

“Zezak m*ti, do te gëzohesha nëse yt bir…”

ITALI– Dy javë pas episodit që pati Ounas si protagonist, një mesazh tjetër i pështirë fyerjesh iu drejtua një futbollisti të Crotones, i cili, ashtu si kolegu ...

Sport 21 Mars 2021, 16:56

Ndahen në barazim pa gola Partizani dhe Teuta

ELBASAN – Nuk ka fitues në një prej përballjeve më të rendësishme të javës së 25-të, mes Partizanit dhe Teutës. Gjithçka u mbyll në barazim 0-0 mes dy sk...