Sport

Reja thirrje qeverisë shqiptare në mediat ndërkombëtare: “Na lejoni tifozët me Anglinë, të bëhemi si gjithë të t

21 Mars 2021, 15:22 Nga DOSJA
Reja thirrje qeverisë shqiptare në mediat ndërkombëtare:

SPANJE – Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit Edi Reja i ka kërkuar ditën e dielë edhe një herë qeverisë që të lejojë tifozët në ndeshjne me Anglinë, e vlefshme për eliminatore e Kupës së Botës, një gjë e tillë do të ishte ndihmë e madhe sigurisht për ekipin kuqezi.

Megjithatë Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se rastet e shumta me Covid-19 nuk mund të lejojnë grumbullimin e njerëzve, apo edhe pjesëmarrjen e tyre në një ndeshje futbolli në stadium.

Nga ana e saj Federata Shqiptare e Futbollit duke iu bazuar edhe protokolleve ndërkombëtare të UEFA-s, për të lejuar deri në 30% të tifozëve në stadiume, ia ka kërkuar autoriteteve vendase një gjë të tillë për stadiumin “Air Albania”, i cili në bazë të kapacitetit të tij do të lejoheshin vetëm 6,500 spektatorë.

Me fillimin e grumbullimit, një kërkesë të tillë ka bërë trajneri Reja, por këtë herë në mediat ndërkombëtare, si agjensia ameriake e lajmeve AP. Sipas saj ai ka deklaruar, se do të ishte shumë i kënaqur nëse do të vinte re rikthimin e spektatorëve, “kush do t’ju kritikojë, motivojini lojtarët, pa tifozë nuk ka futboll,” – ka thënë trajneri i kombëtares shqiptare për AP.

“Ndeshja me tifozë është tjetër gjë,” – ka vazhduar trajneri kuqezi, i cili është grumbulluar në Barcelonë me skuadrën, ku do të zhvillojë ndeshjen e parë me Andorrën dhe më pas në fund të marsit me San Marinon, ndërkohë që mes këtyre dy ndeshjeve në transfertë do të luhet më 28 mars ndeshja me Anglinë në Tiranë.

Në gup me Shqipërinë dhe Anglinë janë edhe Polonia dhe Hungaria në Grupin I. “Nëse shtetet e tjera e kanë pranuar një kërkesë të tillë do të ishte mirë që edhe në Shqipëri të lejohej,” – mbyll intervistën e tij Reja.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport edy reja edy reja

Sondazh

Poll

Sport 21 Mars 2021, 10:18

“Zezak m*ti, do te gëzohesha nëse yt bir…”

ITALI– Dy javë pas episodit që pati Ounas si protagonist, një mesazh tjetër i pështirë fyerjesh iu drejtua një futbollisti të Crotones, i cili, ashtu si kolegu ...

Sport 21 Mars 2021, 16:56

Ndahen në barazim pa gola Partizani dhe Teuta

ELBASAN – Nuk ka fitues në një prej përballjeve më të rendësishme të javës së 25-të, mes Partizanit dhe Teutës. Gjithçka u mbyll në barazim 0-0 mes dy sk...