Bota

Infermieri në Kosovë tregon ngjarjet e dhimbshme me pacientët e infektuar me Covid-19: Një grua më kërkonte t’i hiqja ok

20 Mars 2021, 21:05 Nga DOSJA
Infermieri në Kosovë tregon ngjarjet e dhimbshme me pacientët e

KOSOVË-Fitim Havolli, një infermier në Kosovë, që ka shërbyer për personat e prekur nga Covid-19, ka rrëfyer ngjarje të dhimbshme me pacientët.

Sipas Gazeta Express, ai ka treguar rastin e një gruaje, e cila i kishte kërkuar që t’i hiqte oksigjenin që mos të jetonte më, për shkak të dhembjeve që i shkaktonte.

Sipas tij, ku ishte një nga raste që e kishte prekur më shumë, më tepër se gruaja në fund ka ndërruar jetë.

“Kemi raste shumë, por një zonjë e nderuar si paciente ndër të parat ka qenë diku rreth qeshorit i vitit të kaluar për shkak të sëmundjes që ia ka shkaktuar covid-19 nuk mund ta përballonte gjendjen. Kërkonte nga unë që të mos ja vendosja oksigjenin, pra që të mos e pengoja për të vdekur. Unë insistoja normalisht duke mos e llogaritur me vetëdije që po kërkon heqjen e oksigjenit pasi për të ishte fatale. Më ka prekur si rast dhe nuk mundi t’i përballojë prapë lëndimet e mëdha nga virusi dhe vdiq”, ka thënë ai.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar, 81.392 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1.752 persona.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora covid-19 ne kosove fitim havolli covid-19 ne kosove fitim havolli

Sondazh

Poll