Bota

Lumir Abdixhiku prezanton profilin e nënkryetares së re të LDK-së, Shqipe Mjekiqi

20 Mars 2021, 19:21 Nga DOSJA
Lumir Abdixhiku prezanton profilin e nënkryetares së re të

KOSOVË-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar një profil të nënkryetares së re, Shqipe Mjekiqi.

Me anë të një postimi në Facebook, ai zbulon se Mjekiqi, ka mbrojtur doktoraturën në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin.

Gjithashtu, ai tregon se ajo i ka përfunduar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës dhe më pas ka kryer studime në “London School of Economics (LSE)” në Britaninë e Madhe.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe. Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane. Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë. Mirë se vjen,”-ka shkruar ai. 

 

Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e…

Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, 20 Mars 2021

Lajmi kryesor: Mbledhja e LDK-së, zgjidhen katër nënkryetar të rinj, publikohen emrat e anëtarëve të kryesisë (LISTA E PLOTË)

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku shqipe mjekiqi lumir abdixhiku shqipe mjekiqi

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2021, 17:00

Mali i Zi në kërkim të naftës

MALI I ZI-Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë të zemëruar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 ...