Bota

E kafshoi kobra që mbante në shtëpi, 30-vjeçari në Greqi është në gjendje kritike për jetën

20 Mars 2021, 20:40 Nga DOSJA
E kafshoi kobra që mbante në shtëpi, 30-vjeçari në

GREQI-Djali, 30-vjeçar, i cili u kafshua nga kobra që mbante në shtëpi është në gjendje kritike për jetës.

Sipas mediave greke, gjendja e tij, shëndetësore u përkeqësua, pasi antibiotikët i shkaktuan efekte anësore dhe ai është vendosur në intubim.

Autoritet shëndetësore në Qipro kanë thënë se i kanë dhënë atë antibiotik për të parandaluar mpiksjen e gjakut nga helmi i gjarprit. Pas disa orësh vendi ka mundur të sigurojë serumin efektive.

Sipas informacioneve, ky është rasti i parë i një pacienti që e ka kafshuar kobra në Greqi. Kjo është arsyeja pse spitalet greke nuk e kanë ilaçin.

Ndërkohë, ekspertët tregojnë se helmi i kobrës është shumë më i rrezikshëm se nepërka. Ajo paralizon nervat, shkakton paralizë të muskujve të frymëmarrjes dhe kjo është arsyeja pse u kërkua intibimi i menjëhershëm i të riut.

I riu është shtruar ditën e djeshme në spital, pasi u kafshua nga kobra që mbante në shtëpi. Kobra e kafshoi në momentin që do t’i jepte ushqim. Ndërkohë, u bë i ditur se ai ishte një apsionuar pas gjarprinjve dhe në shtëpinë e tij ka 17 lloje të ndryshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni i ri kafshohet nga kobra i ri kafshohet nga kobra

Sondazh

Poll