Bota

Greqia merr vendim, do të ofrojë teste falas për qytetarët, një person mund të ketë katër brenda një muaji

20 Mars 2021, 18:27 Nga DOSJA
Greqia merr vendim, do të ofrojë teste falas për qytetarët,

ATHINË– Greqia do të fillojë shpërndarjen e testeve falas për Covid-19, të cilët banorët do ta bëjnë vetë. Sipas TheGuardian, qeveria ka njoftuar se njerëzit me sigurime shoqërore do të kenë të drejtën të marrin katër pajisje testimi në muaj.

“Është një mjet i ri në betejën e vendit kundër pandemisë. Testet do të lejojnë një monitorim më të mirë epidemiologjik dhe natyrisht parandalimin, ”-ka thënë zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Qeveria, ka sqaruar se testimet kanë një efektivitet 95% -99%. Ato janë më të lehta për t’u bërë sesa testet e shpejta, që kanë nevojë për mostra të hundës dhe pështymës. Personat që do të rezultojnë pozitiv, duhet ta raportojnë te autoritete.

Gjithashtu, qeveria greke ka thënë se do të ishte vendi i parë evropian që i bën mjetet e tilla të provës kaq lehtësisht të disponueshme dhe falas.

Ndërkohë, javën e ardhshme, Greqia do të heq disa kufizime të bllokimit të COVID-19 si pjesë e një plani për të rihapur gradualisht ekonominë.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 233,079 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 7,361 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni covid-19 ne greqi greqi greqia do te ofroj teste falas covid-19 ne greqi greqi greqia do te ofroj teste falas

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2021, 17:00

Mali i Zi në kërkim të naftës

MALI I ZI-Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë të zemëruar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 ...