Bota

Qyteti Mumbai në Indi do të provojë një tjetër mënyrë, do testojnë me detyrim personat në vende të mbipopulluara

20 Mars 2021, 20:18 Nga DOSJA
Qyteti Mumbai në Indi do të provojë një tjetër

INDI-Qyteti indian i Mumbai do të fillojë testet e detyrueshme, për infektimet me Covdi-19 në vendet e populluara nga njerëzit. Sipas BBC, qeveria lokale ka thënë se teste e shpejta do të bëhen pa paralajmërim në zona që do shihet mbipopullim si qendrat tregtare dhe stacionet e trenave.

“Testet e shpejta do të jenë të detyrueshme në vende të mbushura me njerëz siç janë qendrat tregtare dhe stacionet e trenave nga 22 Marsi. Një refuzim për t’u testuar do të përballet me dënime”-kanë thënë autoritet.

Mumbai, është një zonë që ka shënuar shifra të larta infektimi, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2,982 persona pozitiv. Ndërsa, gjithë Indin janë regjistruar 40,953 raste  infektimi, një nga shifrat më të larta pas gati katër muajsh.

Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë 159,000 pacientë.

(k.a/dosja.al)

 

 

 

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota indi mumbai indi mumbai

Sondazh

Poll