Bota

Protestojnë kundër masave anti-Covid, mijëra njerëz në Gjermani përplasen me policinë

20 Mars 2021, 18:49 Nga DOSJA
Protestojnë kundër masave anti-Covid, mijëra njerëz në

GJERMANI-Protestat në Gjermani kundër masave anti-Covid, janë kthyer të dhunshme. Sipas CNN, mijëra njerëz janë përplasur me policinë në Kassel të Gjermanisë. Një zëdhënës i policisë lokale tha se 15,000-20,000 njerëz kishin marrë pjesë në protestë.

Trazirat filluan kur protestuesit u mblodhën në Sheshin Friedrichsplatz, pa maska mbrojtëse dhe duke mos respektuar distancën, ata u përpoqën të çajnë kordonin policor për t’u bashkuar me një grup të protestuesve. Nga ana tjetër forcat e policisë u munduan të shpërndanin turmën duke përdorur piper.

Në zona të tjera të qytetit, policia ka përdorur shkopinj dhe ka qëlluar me ujë ndaj protestuesve, të cilat u përpoqën të thyenin kordonin, duke hidhur shishe drejt tyre.

Protestat u organizuan nga lëvizja Querdenker (“Anti-konformist”), e cila që nga fillimi i pandemisë ka mbajtur shumë demonstrata të mëdha kundër masave në Gjermani.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota protesta ne gjeramni protesta ne gjeramni

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2021, 17:00

Mali i Zi në kërkim të naftës

MALI I ZI-Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë të zemëruar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 ...