Bota

Ka marrë para për të lobuar Gruevskin! Deputeti gjerman Tobias Zech jep dorëheqjen, shkak paratë nga Shkupi

20 Mars 2021, 18:49 Nga DOSJA
Ka marrë para për të lobuar Gruevskin! Deputeti gjerman Tobias

Sipas hulumtimeve të mediave gjermane deputeti Tobias Zech ka marrë para për të lobuar për ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ndërkohë është dënuar për korrupsiont, si dhe për partinë e tij VMRO.

Zech ka një firmë konsulence dhe përmes saj ai ka ndihmuar në vitin 2016 fushatën e partisë konservatore VMRO dhe ish-kryeministrin Nikola Gruevski duke qenë në të njëjtën kohë anëtar i Bundestagut.

Po ashtu ai ka marrë pjesë edhe në një miting elektoral të Nikola Gruevskit dhe sipas njoftimeve të revistës Der Spiegel ka marrë para për këtë.

«Megjithëse gjithmonë jam munduar t’i ndaj në mënyrë rigoroze aktivitetet e firmës sime nga ushtrimi i mandatit tim si deputet, e kuptoj që në jetën e përditshme është gjithnjë e më e vështirëpër t’i përcaktuar qartë kufijtë dhe ta bërë këtë gjë transparente,” tha Zech.

39-vjeçari Tobias Zech ka qenë për herë të parë anëtar i Bundestagut nga viti 2013 në 2017.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota tobias zech tobias zech

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2021, 17:00

Mali i Zi në kërkim të naftës

MALI I ZI-Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë të zemëruar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 ...