Bota

Qindra emigrantë gjenden në një kamion në Meksikë, midis tyre dhe të mitur të pashoqëruar

20 Mars 2021, 20:03 Nga DOSJA
Qindra emigrantë gjenden në një kamion në Meksikë,

MEKSIKË-Tre kamionë të mbushur me qindra emigrantë janë gjetur në Meksikë, ndërkohë që presidenti Joe Biden iu ka bërë thirrje që mos të rrezikojnë për t’u futur në Shtetet e Bashkuara.

Sipas TheGuardian, agjentët e emigracionit meksikan së bashku me policinë kombëtare kanë thënë se ata ndaluan kamionin afër kufirit me Guatemalën, gjatë kohës që po kryenin kontrolle rutinë. Mësohet se 329 emigrantë ishin nga Gutemala, ndërsa 114 të mitur të pashoqëruar.

Kamionët u ndaluan në një autostradë në jug të Tuxtla Gutierrez, kryeqyteti i shtetit Chiapas.

“Emigrantëve iu sigurua ushqim dhe ujë. Të miturit e pashoqëruar u dërguan në qendra strehimi nga autoriteti e emigracionit, ndërsa të rriturit u dërguan në zyrat për të filluar përpunimin administrativ,”-thuhet në deklaratën e autoriteteve. 

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota emigrantet ne meksik meksik emigrantet ne meksik meksik

Sondazh

Poll