Sport

Ndreu: “Vllaznia, ndeshja më e vështirë, duhet të jemi pragmatistë për të fituar”

20 Mars 2021, 15:08 Nga DOSJA
Ndreu: “Vllaznia, ndeshja më e vështirë, duhet të jemi

TIRANE – Pas barazimit pa gola ndaj Teutës, Kastrioti rikthehet të luajë në kampionat teksa do të presë në stadiumin e Kamzës skuadrën e Vllaznisë, e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00. Në vigjilje të këtij takimi, trajneri i krutanëve Ramazan Ndreu ka folur përpara mediave duke analizuar këtë takim:

Përgatitjet? “Në këtë fazë të kampionatit, çdo pikë e grumbulluar është një plus i madh, aq më tepër kur e merr ndaj një ekipi të fortë si Teuta. Kemi punuar gjithë javën dhe jemi në ritmin e duhur, ndaj besoj që do të marrim pikët nëse do të jemi pragmatistë.”

Vllaznia? “Ua kam bërë të ditur lojtarëve që është ndeshja më e vështirë e kampionatit, pasi Vllaznia duket sikur është në kopals, por është një skuadër që ka luajtur shumë mirë futboll dhe ka çaluar vetëm për shkak të presionit. Unë vlerësoj shumë kundërshtarin dhe mund ta fitojmë vetëm nëse japim maksimumin në fushën e lojës.”

Mungesat? “Unë nuk ankohem për mungesat në përgjithësi, por një armë më shumë për Kastriotin në këtë ndeshje, është pikërisht fakti që kemi në dispozicion të gjithë futbollistët”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ramazan ndreu sfida ndaj vllaznise trajneri i kastriotit trajneri i krutaneve ramazan ndreu sfida ndaj vllaznise trajneri i kastriotit trajneri i krutaneve

Sondazh

Poll