Sport

Pas presidentit Mori, një tjetër dorëheqje e bujshme në “Tokio 2020”

19 Mars 2021, 20:11 Nga DOSJA

JAPONI – Pas presidenti të Komitetit Organizator të Lojërave “Tokio 2020”, edhe drejtori Hiroshi Sasaki, ka njoftuar dorëheqjen pasi bëri një koment nënçmues për një komedian të njohur japonez.

Sasaki tha, në një komunikim me ekipin e tij, se komediania Naomi Watanabe mund të interpretojë si “Olympig” në hapjen e Lojërave. “Kishte një shprehje shumë të papërshtatshme në idetë dhe vërejtjet e mia. Unë sinqerisht i kërkoj falje asaj dhe njerëzve që nuk ndihen rehat për shkak të përmbajtjes së tillë,”– tha Sasaki.

Dorëheqja e Sasakit erdhi, pasi e përjavshmja “Shūkan Bunshun” raportoi deklaratat e tij të papërshtatshme. Kjo ishte një goditje tjetër për Lojërat Olimpike “Tokoi 2020”. Watanabe tha se ajo ishte e befasuar nga komentet e tij dhe e lumtur për format e saj trupore, për të cilat Sasaki aludoi në deklaratën e tij.

Seiko Hashimoto, e cila u zgjodh presidente e Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Tokios, pas dorëheqjes së fundit të presidentit të mëparshëm Yoshiro Mori për deklarata seksiste, tha se ishte e tronditur nga komenti dhe pranoi dorëheqjen e Sasakit, duke pasur parasysh se barazia gjinore është një përparësi për këtë organizimi.

Agjencia deklaron se me vetëm katër muaj deri në fillimin e Lojërave Olimpike, largimi i Sasakit, si përgjegjës për ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, është një tjetër goditje për Lojërat 2020, të cilat janë shtyrë për këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport hiroshi sasaki lojerat olimpikle te tokio 2020 seiko hashimoto yoshiro mori hiroshi sasaki lojerat olimpikle te tokio 2020 seiko hashimoto yoshiro mori

Sondazh

Poll

Sport 19 Mars 2021, 06:34

Festa private e 20-vjetorit të Muçit

POLONI – Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare Ernest Muçi, sot futbollist i Legias së Varshavës në Poloni ka zhvilluar një festë private për...