Aktualitet

Kapet “mat” me drogë 18 vjeçarin, procedohen penalisht shokët e tij. Gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit

20 Mars 2021, 12:13 Nga DOSJA
Kapet “mat” me drogë 18 vjeçarin, procedohen penalisht

DIBËR– Një 18-vjeçar, i cili është kapur me lëndë narkotike në një lokal, gjatë fashës orare është arrestuar. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Xh.K., ndërkohë që janë proceduar penalisht tre persona të tjerë.

Blutë bëjnë me dije se  pronari i lokalit F. Z i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me masat parandaluese është gjobitur me 1 milionë lekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

U kap  me lëndë narkotike kokainë në një lokal gjatë fashës orare të ndaluar, vihet në pranga 18 vjeçari. Procedohen penalisht për moskallzim krimi edhe tre shtetas të tjerë që shoqëronin 18-vjeçarin. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë shtetasi F. Z.,  pronari i lokalit i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ për parandalimin e përhapjes së COVID-19 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër , në bashkëpunim me forcën e posaçme ‘Shqiponjat’ dhe Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Dibër, në zbatim të detyrave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, gjatë kontrollit të territorit rreth orës 21.40 të mbrëmjes së djeshme kanë konstatuar një lokal të hapur ku brenda ndodheshin disa të rinj. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur në trup shtetasit XH.K, 18 vjeç. një dozë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Shtetasi XH.K., sëbashku me tre shtetas të tjerë që ndodheshin në tavolinë me të janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ku në përfundim të veprimeve  është  bërë arrestimi në flagrancë i shetasit XH.K.,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Si dhe janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi”, shtetasit S.E, K.A dhe R.M. Gjithashtu nga forca e posaçme ‘Shqiponjat’, i është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë  pronarit të lokalit shtetasit  F.Z., pasi ushtronte aktivitetin në fashën orare të ndaluar , në kundërshtim me  Aktin Normativ. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia diber policia diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Mars 2021, 10:17

VLORË– 14 persona në paraburgimin e Vlorës, janë prekur nga Covid-19.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije, se gjatë tre ditëve të fundit në këtë institucion ...