Aktualitet

Miku i Lul Berishës u vra me kallashnikov! Policia gjen armën e krimit në makinën e djegur të autorëve

20 Mars 2021, 09:47 Nga DOSJA
Miku i Lul Berishës u vra me kallashnikov! Policia gjen armën e krimit

DURRES– Detaje të reja janë zbuluar për ekzekutimin e Edmond Keçit, mikut të Lulzim Berishës që u vra mëngjesin e sotëm pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se brenda makinës tip Benz që u gjet e djegur në Sukth është gjetur edhe arma e zjarrit tip kallashnikov, që është përdorur në vrasje. 

Edmond Keçi alias Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihet si miku i Lulzim Berishës dhe si një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.

Lajmi kryesor: Tronditet Durrësi/ Ekzekutohet në atentat miku i Lul Berishës, Mond Çekiçi. Shoferi i viktimës debatoi me autorët, 12 plumba i morën jetën të fortit të bandës

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond keci ekzekutohet mond çekiçi lulzim berisha edmond keci ekzekutohet mond çekiçi lulzim berisha

Sondazh

Poll