Aktualitet

RASTËSI E HIDHUR/ Më 24 janar i ekzekutuan shokun e fëmijërisë, sot i morën jetën atij vetë! Çfarë e lidh Mond Çekiç

20 Mars 2021, 10:15 Nga DOSJA
RASTËSI E HIDHUR/ Më 24 janar i ekzekutuan shokun e

DURRES- Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës më 24 janar 2021, ku Edmir Bregu, alias Ilir Kuçi, 32 vjeç u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, pas një ndjekje hap pas hapi nga autorët që kishin marrë përsipër ekzekutimin e tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bregu ishte një nga shokët e ngushtë të Mond Çekiçit, i cili po ashtu u ekzekutua sot në Durrës. Akoma nuk dihet nëse ka një lidhje mes dy atentateve, por rastësia më e hidhur është fakti se të dy miqtë e ngushtë janë ekzekutuar thuajse në të njëjtin vend.

Edmir Bregu u vra në lagjen 16 në Durrës dhe miku i tij i fëmijërisë, Mond Çekiçi, u qëllua për vdekje po në këtë lagje, prapa DAR në Durrës jashtë lokalit ku pinte zakonisht kafen e mëngjesit.

Edhe skema e vrasjes është thuajse e njëjtë. Jetmir Bregu ishte duke parkuar makinën e tij në lagjen nr 16 në Durrës, pranë një lokali ku qëndronte zakonisht, në momentin që killeri e qëlloi me kallashnikov për vdekje.

Edmond Keçi alias Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihet si miku i Lulzim Berishës dhe si një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.

Lajmi kryesor: Tronditet Durrësi/ Ekzekutohet në atentat miku i Lul Berishës, Mond Çekiçi. Shoferi i viktimës debatoi me autorët, 12 plumba i morën jetën të fortit të bandës

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmir bregu ekzekutohet mond çekiçi edmir bregu ekzekutohet mond çekiçi

Sondazh

Poll