U kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 44-vjeçari në Korçë
KORÇË- Një 44- vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi është kapur duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.
Policia bën me dije, se në pranga ka rënë G. D, banues në Durrës, i cili u arestua në kuadër të operacionit “Perimetri”. Mësohet se ai po i transportonte në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Ford”, kundrejt shpërblimit prej 1000 euro në total.
NJOFTIMI:
Qarku Korçë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 44-vjeçari në Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 44 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në qytetin e Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Ford”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro në total, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
(A.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
RASTËSI E HIDHUR/ Më 24 janar i ekzekutuan shokun e fëmijërisë, sot i morën jetën atij vetë! Çfarë e lidh Mond Çekiç
DURRES- Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës më 24 janar 2021, ku Edmir Bregu, alias Ilir Kuçi, 32 vjeç u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, pas...
5 ditë më parë kërkuan gjak për të, Covid-19 i merr jetën mjekes endokrinologe në Tiranë
TIRANË- Mjekja endokrinologe, Varvara Lile, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Mjekja ishte prekur nga Covid-19 prej disa kohësh, ndërkohë ditët ...
COVID të merr jetën por të shpëton nga burgu! Historia e Edmond Keçit, si u lirua i rrezikshmi i Durrësit nga burgu falë
DURRES- Koronavirusi është padyshim infeksioni që ka gjunjëzuar botën, por nga ana tjetër ka favorizuar krimin që në këto kohë kufizimesh ka gjetur metoda të re...
Miku i Lul Berishës u vra me kallashnikov! Policia gjen armën e krimit në makinën e djegur të autorëve
DURRES– Detaje të reja janë zbuluar për ekzekutimin e Edmond Keçit, mikut të Lulzim Berishës që u vra mëngjesin e sotëm pranë Drejtorisë Arsimore n...
Akuzohen për vepra penale të ndryshme, arrestohen 6 persona në Tiranë (NJOFTIMI)
TIRANË- 6 persona,të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme, janë arrestuar ditën e sotme mnë Tiranë. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë M. E(...
12 plumba mbi xhamin ku rrinte Mond Çekiçi, pamjet e ML-së luksoze që është shpuar nga fishekët, 40-vjeçari u ekzekutua
DURRES- 12 herë është qëlluar në xhamin e pasagjerit ku ishte ulur i forti i Durrësit, Edmond Keçi. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar në një automjet...
PROFIL/ U ekzekutua sot në pritë, kush është Mond Çekiçi, shoku i Lul Berishës ‘mjeshtri’ i armëve të zjarrit dhe i
DURRËS- Personi që shihni në këtë foto është Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Një nofkë që i përshtatej për historinë që qëndronte pas t...
Trupi i Mond Çekiçit i mbuluar me çarçaf të bardhë, pamjet e rënda pas ekzekutimit në Durrës
DURRËS– Dosja.al sjell momentet e para fill pas atentatit në Durrës ku mbeti i vrarë një ndër personazhet më të njohura të botës së krimit, Edmond Ke&ccedi...
I dënuar me 2 vite burgim për “Armëmbatje pa leje”/ Dyshohet se Mond Çekiçi është vrarë për hakmarrje
DURRËS- Edmond Keçi alias Mond Çekiçi, dyshohet se është vrarë për hakmarrje ose përplasje bandash.Keçi, i cili njihet si shoku...