Nis vaksinimi i 500 mjekëve të Kosovës në Kukës, Rama: Do të vaksinojmë 11 mijë bluza të bardha, ne jemi një! (MESAZHE
20 Mars 2021, 11:03Nga DOSJA
KUKËS- 500 mjekë të spitaleve COVID19 në Kosovë do të marrin dozën e parë të vaksinës sot në Kukës. Marrëveshja u finalizua dje dhe sot, vaksinimi ka nisur me 250 mjekët e parë që kanë marrë vaksinën, ndërsa nesër do të vaksinohet edhe pjesa tjetër.
Vaksinimi i mjekëve nga Kosova është bërë me AstraZeneca. Blerim Syla, kreu i Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës deklaroi sot se vaksinimi është përgatitur në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”. Në këtë fazë vaksinimi ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Nga Kukësi, Rama pati dy mesazhe me rëndësi. I pari ishte për Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, hartën e publikuar nga i cili, Rama e quajti “hartë leshi”, dhe i dyti për vaksinat. Rama tha se nëse Shqipëria nuk do të mund ti dhurojë vaksina Kosovës, atëherë 11 mijë bluzat e bardha do të vaksinohen nga qeveria shqiptare.
Për mediat lokale, disa nga mjekët e ardhur nga Kosova thonë se janë falenderuesë për mundësinë që iu është dhënë.
“Faleminderit që na kemi dhënë këtë ,mundësi ne, jemi shumë të kënaqur, vij nga Peja. Nuk kemi frikë. Faleminderit që na ka ardhur mundësia për ta marrë”
“Vij nga Prishtina, nuk kam frikë aspak”
“Ju falenderojmë, vij nga Urgjenca e Pejës, nuk kemi frikë fare, në luftë nuk kemi pasur frikë nuk kemi as tani”, tregojnë mjekët.
Kosova akoma nuk e ka nisur vaksinimin e bluzave të bardha. Kryeministri shqiptar Edi Rama premtoi se kur Shqipëria të merrte dozat e para nga Pfizer do të ndihmonte edhe Kosovën por ndalimi nga kompania solli shtyrje të procesit. Po ashtu, një ngërç politik ndodhi në Kosovë kur Rama bëri thirrje që mjekët të vinin në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe drejtuesi Armend Zemaj hezituan të pranonin ndihmën e Shqipërisë, por një iniciativë direkte e sindikatës bëri që dy ministritë të lidheshin. Ndërkohë që Shqipëria e ka finalizuar vaksinimin e bluzave të bardha me dozën e parë. Deri më tani janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
(F.g.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KORÇË- Një 44- vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi është kapur duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.Policia bë...
Aktualitet20 Mars 2021, 10:17
VLORË– 14 persona në paraburgimin e Vlorës, janë prekur nga Covid-19.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije, se gjatë tre ditëve të fundit në këtë institucion ...
TIRANË- Mjekja endokrinologe, Varvara Lile, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Mjekja ishte prekur nga Covid-19 prej disa kohësh, ndërkohë ditët ...
DURRES- Koronavirusi është padyshim infeksioni që ka gjunjëzuar botën, por nga ana tjetër ka favorizuar krimin që në këto kohë kufizimesh ka gjetur metoda të re...
TIRANË- 6 persona,të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme, janë arrestuar ditën e sotme mnë Tiranë. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë M. E(...