Aktualitet

5 ditë më parë kërkuan gjak për të, Covid-19 i merr jetën mjekes endokrinologe në Tiranë

20 Mars 2021, 09:55 Nga DOSJA
5 ditë më parë kërkuan gjak për të, Covid-19 i

TIRANË- Mjekja endokrinologe, Varvara Lile, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.  Mjekja ishte prekur nga Covid-19 prej disa kohësh, ndërkohë ditët e fundit për fat të keq gjendja shëndetësore ishte përkeqësuar, duke humbur kështu jetën. Lajmin e hidhur sot e ka bërë me dije djali i mjekes me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Të dashur miq ë shokë . Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tim me të afërt e më të  dashur,  mamasë time Valentina Lile . Ceremonia e lamtumirës në nderim të saj dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohen më datë 20.03.2021, ora 15.00. Nisja bëhet nga Funerali Alba2000 për në Varrezat “Sharrë” U prehsh në paqe nënë do na mungosh jashtë mase,” shkruan djali i së ndjerës.

5 ditë me parë, familjarët e saj kanë bërë apel në rrjetet sociale duke kërkuar dhurues gjaku, pasi mjekja kishte grip gjaku  “0+”, dhe ishte i vështirë për t’u gjetur.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten varvara lile humb jeten varvara lile

Sondazh

Poll