Aktualitet

COVID të merr jetën por të shpëton nga burgu! Historia e Edmond Keçit, si u lirua i rrezikshmi i Durrësit nga burgu falë

20 Mars 2021, 09:54 Nga DOSJA
COVID të merr jetën por të shpëton nga burgu! Historia e

DURRES- Koronavirusi është padyshim infeksioni që ka gjunjëzuar botën, por nga ana tjetër ka favorizuar krimin që në këto kohë kufizimesh ka gjetur metoda të reja për të përfituar. I tillë është edhe rasti i viktimës në Durrës. Edmond Keçi alias Mond Çekiçi, i skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale dhe i njohur si miku i ngushtë i Lulzim Berishës, u arrestua më 24 shtator 2020 për armëmbajtje pa leje.

Por çfarë ndodhi? Falë një raporti ku pretendonte se ishte infektuar dhe kishte komplikacione për shkak të COVID19, ai u lirua, bëjnë me dije burime për Dosja.al.

Edmond Keçi alias Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihet si miku i Lulzim Berishës dhe si një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.

Lajmi kryesor: Tronditet Durrësi/ Ekzekutohet në atentat miku i Lul Berishës, Mond Çekiçi. Shoferi i viktimës debatoi me autorët, 12 plumba i morën jetën të fortit të bandës

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond keci ekzekutohet mond çekiçi edmond keci ekzekutohet mond çekiçi

Sondazh

Poll