Aktualitet

Steyr i “larë” në ar/ Si u arrestua me pistoletë të personalizuar Mond Çekiçi në Durrës, viktima e atentatit u lirua

20 Mars 2021, 10:49 Nga DOSJA

TIRANE– Rrezikonte mbi 15 vite burg për armëmbajtje pa leje, por u lirua sa hap e mbyll sytë. Edmond Keçi alias Mond Çekiçi është personazhi i radhës i botës së krimit që rehabilitohet nga drejtësia në mënyrë të habitshme duke e thelluar mungesën e veprimit të sistemit atëherë kur realisht duhet të veprojë.

Dosja.al u kthye pas në kohë, kur Mond Çekiçi u arrestua dhe më pas u lirua. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit shkruante se:

“Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 42, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në çantën e dorës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Luger”. Ndërkohë në Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 58 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor djemtë e tij, shtetasit T. (E.) L., 35 vjeç, D.(Y.) L., 37 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Thumanë.”

Edmond Keçi u arrestua pasi iu gjet një armë zjarri prodhim austriak Steyr me kalibër 9 mm, e cila siç u raportua asokohe ishte e personalizuar për të fortin e Durrësit.

Por çfarë ndodhi?

Ndonëse, ai rrezikonte më shumë se 15 vite burg për shkak të akuzës që do të duhet që prokuroria të ngrinte, prokurorja Rabiana Halili, vendosi të mos ngrinte akuzë për Mond Çekiçin. Me një raport COVID19 ai i hoqi prangat dhe doli i lirë. Lirimi i tij do të ishte edhe një nga vendimet e saj të fundit në sistemin e drejtësisë pasi fill më pas, më 15 nëntor 2020, ajo dha dorëheqjen nga posti i saj. Prokurorja që liroi bashkë me gjykatën e Durrësit të fortin e Durrësit vendosi të jepte dorëheqjen në mes të procesit të Vettingut që po zhvillohej në ngarkim të saj.

E sot, i njëjti person i liruar nga drejtësia, i lan hesapet me botën e krimit. Edmond Keçi alias Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihet si miku i Lulzim Berishës dhe si një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.

Lajmi kryesor: Tronditet Durrësi/ Ekzekutohet në atentat miku i Lul Berishës, Mond Çekiçi. Shoferi i viktimës debatoi me autorët, 12 plumba i morën jetën të fortit të bandës

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond keci ekzekutohet mond çekiçi rabiana halili edmond keci ekzekutohet mond çekiçi rabiana halili

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Mars 2021, 10:17

VLORË– 14 persona në paraburgimin e Vlorës, janë prekur nga Covid-19.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije, se gjatë tre ditëve të fundit në këtë institucion ...