Aktualitet

PROFIL/ U ekzekutua sot në pritë, kush është Mond Çekiçi, shoku i Lul Berishës ‘mjeshtri’ i armëve të zjarrit dhe i

20 Mars 2021, 09:25 Nga DOSJA
PROFIL/ U ekzekutua sot në pritë, kush është Mond

DURRËS- Personi që shihni në këtë foto është Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Një nofkë që i përshtatej për historinë që qëndronte pas tij si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Por kush është 40-vjeçari?

Karriera kriminale e Edmond Keçit nuk nisi në shtator, kur ishte edhe hera e fundit që ai u arrestua për mbajtje pa leje të një arme zjarri, por shumë vite më parë kur ai ishte pjesë e bandës së Durrësit, e kryesuar nga Lulzim Berisha. Keçi njihet në Durrës si një nga miqtë më të afërt të grupit deri në shpërbërje.

Ai është i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në vitin 2009, në muajin maj ai u dënua me burg për armë mbajtje pa leje, me 2 vite heqje lirie. Ndërsa Ministria e Brendshme në vitin 2016 e klasifikonte “Mond Çekiçin si një nga anëtarët e grupit miqësor të Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Bashkim Haxhisë, Julian Meçajt e Plarent Dervishit. 

Si u arrestua dhe u lirua në mënyrë të habitshme në shtator 2020?

Më 24 shtator 2020, policia e Durrësit arrestoi “Mond Çekiçin” pasi atij iu gjet një armë zjarri pa leje. Ai u mbajt në polici fillimisht dhe më pas doli para gjykatës. 40-vjeçari dyshohej se kishte në plan të kryente një vrasje të bujshme në Durrës, por pavarësisht kësaj, ai u lirua nga gjykata dhe u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Influenca në portin e Durrësit

Influenca e Mond Çekiçit ishte e madhe në Durrësit. Ai njihej për njohjet e tij politike dhe kriminale, ndërsa burime koefidenciale pohojnë për Dosja.al se “Mond Çekiçi” administron disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond keci ekzekutohet mond çekiçi edmond keci ekzekutohet mond çekiçi

Sondazh

Poll