Politike

‘Njeriu i Agaçit’, kush e zgjodhi Lelin për mandatin e dytë, a do t’ja dalë siamezi i Veliajt të rizgjidhet?

11 Maj 2019, 11:54 Nga DOSJA
‘Njeriu i Agaçit’, kush e zgjodhi Lelin për mandatin e

VLORE- Sot janë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Dritan Lelit i është besuar një mandat i dytë për bashkinë e Vlorës. Edhe pse pati polemika dhe diskutime në radhët e socialistëve lidhur me kandidimin e tij, duket se Rama i ka besuar edhe një mandat të dytë mjekut Leli.

Dritan Leli ka lindur në 13 shkurt të vitit 1969 në qytetin e Vlorës, ku ka kaluar fëmijërinë.

Ai është i martuar me Suela Lelin dhe ka dy fëmijë, Noelin dhe Izabelën.

Dritan Leli në 2014 ka marrë gradën “Doktor i Shkencave” në “La Sapienzza”,

Ai erdhi mandatin e parë të tij si njeriu i cili arriti sukses në mjekësi , por që shumë shpejt zhgënjeu në politikë, ku dhe krijoi pakënaqësitë në radhët e PS.

I sapo ardhur në bashkinë e Vlorës, Dritan Leli hoqi nga puna të gjithë të punësuarit qendror, pasi ishin të besuarit e Shpëtim Gjikës.

Premtimet e Dritan Lelit, aq sa sollën shpresë tek vlonjatët aq ngjallën të qeshura dhe dëshpërim.

I paharrueshëm, epik në kujtesë është premtimi i Dritan Lelit, për të shpallur Flamurtarin “Kampion”, ku nuk mungon e qeshura nga të gjithë dëshmitarët e kohës.

Stolave inteligjentë iu doli boja, dhe Vlora u përmbyt njësoj si Durrësi edhe përgjatë 4 viteve të Lelit.

Por si ia doli Dritan Leli mes gjithë pakënaqësive të fitonte besimin e Ramës?

Njeriu i premtimeve, Leli i kuptoi që kur u zgjodh pikat e tij ku duhet të investonte.

Që sa nisi punë si kryebashkiak, u investua për reklamën e tij në rrjetet sociale, edhe nëpër televizione.

Jo në televizionet lokale, por në ato qendrore, ku me ndihmën e të vëllait, pronar televizioni, ia doli që të zejë edicionet qendrore të lajmeve, me lajmet qoka për inagurime dhe për fshehjen e realitetit në Vlorë.

Përmbytjet e para një jave lëkundën fort pozitën e tij si kandidatë, pasi ankesat arritën tek kryeministri Edi Rama, që siç thonë burimet e Dosja.al në Vlorë, nuk e përfilli Lelin në vizitën e fundit që pati në këtë qytet.

Dritan Lelit, nuk iu desh opinioni i bazës, pasi ka një mbështetje të pakufizuar nga Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Ëngjëll Agaçi.

Agaçi e ka ndihmuar Lelin, duke i gjetur edhe një studio avokatie italiane për një gjyq që ky i fundit ka në Vlorë.

Mbështetja nga Agaçi, bëri që Dritan Lelit të mos i duhen rezultatet e sondazhit që baza bëri për popullaritetin e tij.

Me sytë nga modeli i Erion Veliajt, ai kërkon një mandat të dytë për Vlorën.

A do t’ja japin vlonjatët?

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan leli engjell agaci zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 dritan leli engjell agaci zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll