Politike

Pse heziton Rama për kandidatin e Hasit, a do ta sakrifikojë bastionin për Safet Gjicin?

11 Maj 2019, 12:11 Nga DOSJA
Pse heziton Rama për kandidatin e Hasit, a do ta sakrifikojë bastionin

Kandidati i Partisë Socialiste në Kukës nuk është surprizë. Safet Gjici ka më shumë se 1 vit që e ka filluar fushatën në heshtje, kur vendimi për kandidimin e tij nuk ishte marrë akoma dhe kur asnjë nga drejtuesit e PS, përveç Ramës, nuk e dinte që do të kandidonte Gjici.

Ajo që bën përshtypje është se në Has, Partia Socialiste po heziton të kandidojë kryetarin aktual të Bashkisë, Adem Lala, i cili mori një fitore të papritur në 2015.

Arsyet të çojnë në Kukës.

Liman Morina, kandidati alternativ për Bashkinë e Hasit, është një nga njerëzit më me influencë në PS- në e Kukësit, por edhe jashtë saj.

Në 20 qeshor 2015, u emërua Prefekt i Qarkut në vend të Safet Gjicit që kandidoi në Kamëz, por humbi përballë Xhelal Mziut. Deri në nëntor 2017, Limani ka qenë Prefekt, ndërsa tani është drejtor i Inspektoriatit të Mjedisit dhe Ujërave.

Moskandidimi i tij në 2015, solli dëme në Bashkinë e Kukësit.

Morina, i pakënaqur, e përdori influencën e tij kundër kandidatit të PS.

Kjo është arsyeja që sot Rama nuk e ka vendosur ende nëse do ta rikandidojë kryetarin e Bashkisë Has, apo do të kandidojë aty Liman Morinën.

Kandidimi i Morinës në vend të kryetarit të Bashkisë, mund të shkaktojë pakënaqësinë e e Adem Lalës, duke sjellë humbjen e Hasit, por nga ana tjetër do të rriste votat në Kukës.

Në kushtet e bojkotit nga opozita, PS mund t’i fitojë të dyja bashkitë edhe nëse pjesëmarrja do të jetë e ulët, por në rastin kur mund të arrihet një marrëveshje që do ta fuste opozitën në zgjedhje, PS-së do t’i duhet të zgjedhë, a është gati të sakrifikojë Bashkinë e Hasit për Kukësin. Vendimi që do të merret sot në mbrëmje do të i japë përgjigje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adem lala kandidatet e ps liman morina safet gjici zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 adem lala kandidatet e ps liman morina safet gjici zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll