Politike

Pas Xhaçkës, edhe Basha shkon në familjen e major Tanushit: Vlerësim i lartë për Klodianin, ra në krye të detyrës

11 Maj 2019, 14:26 Nga DOSJA
Pas Xhaçkës, edhe Basha shkon në familjen e major Tanushit:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi luftën me vdekjen mbrëmjen e djeshme si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i një mine në Letoni.

Në vizitën e tij me familjarët, Basha ishte i shoqëruar nga ish- shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe ish-deputeti i PD, gjeneral Xhemal Gjunkshi. 

Ndërkohë që familja ka hapur dyert e mortit, Basha ka ngushëlluar familjarët, ka takuar prindërit, bashkëshorten dhe të afërmit e komandantit të kontigjentit EOD në Letoni.

“Vlerësim i lartë për majorin, Klodian Tanushi. Ai u vra në krye të detyrës, në Letoni”, u shpreh Basha.

Major Tanushi u plagos më 6 maj gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra dhe si pasojë ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital, në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj. Trupi i nëntetares Hasanaj u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne shtepine e major tanushit shpërthimi në letoni vdekja e majorit klodian tanushi basha ne shtepine e major tanushit shpërthimi në letoni vdekja e majorit klodian tanushi

Sondazh

Poll