Politike

Paloka e akuzon për bandat e Lushnjes, Braçe përgjigjet 7 herë: Ishin me ju, nuk hy në burg unë

11 Maj 2019, 10:54 Nga DOSJA
Paloka e akuzon për bandat e Lushnjes, Braçe përgjigjet 7

TIRANË-  Zëvendës kryeministri Erjon Braçe dhe ish-deputeti Edi Paloka janë përfshrirë në replika të forta mes tyre në rrjetet sociale. Kur dukej se gjërat mes palëve po rregulloheshin dhe po shkonin drejt një dialogu, Paloka dhe Braçe kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Shkak është bërë një postim i Braçes në Instagram në lidhje me protestën, ku shkruante se “kudo ku ka qytetarë që sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunës, djegies dhe vrasjes së gjithkujt që është një qytetar që beson veç tek ligji. Ai më tej përmend dhe burgun, ku thotë se  nuk ja uron askujt, por nuk mund të tolerojnë dhunën.

Une as i tregoj e as i dua #Burgun kerkujt!  Sidomos cilitdo qe qofte edhe modestisht mendon! Por #Ligjin, kujt #vodhi e perseri do vjedhe, kujt #dhunoi e perseri do dhunoje, kujt #dogji e perseri do djege, kujt #vrau e perseri do vrase, patjeter qe ja tregoj! Ndodh kudo ku ka qytetare qe sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunes, djegies dhe vrasjes se gjithkujt qe eshte nje qytetar qe beson vec tek #ligji! E di qe ka qorre e shurdhe qe e perqeshin kete, mbeshtetur fort te sistemi i pandeshkueshmerise hem kur vjedh e hem kur vret! Por ka nje dite, nje dite, kur ligji eshte mbi te gjithe dhe i barabarte per secilin. Ku eshte fundi qe duhet te mendoje gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjerisht! Dite te mire e te paqte; Mos harroni, #Divjaka eshte 50 minuta larg prej Tiranes!”, shkruan Braçe.

Por përdorimi i fjalës ligj dhe burg nga zv.kryeminsitri ka acaruar Palokën, i cili i është përgjigjur po në rretjet sociale. Nga Facebook, Paloka shkruan se “Erionet dhe braçet e Edi Ramës duhet ta kenë të qartë se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marrë fund

“Kur degjoj Erion Braçen qe flet me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh. Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake. Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames. Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun. Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund! Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren”, ishte ky reagimi i plotë i nënkryetarit të PD.

Pas kësaj deklarate, Braçe nuk është përmbajtur më, duke bërë 7 postime brenda 20 minutave kundër Palokës.

Më poshtë të plota reagimet e Erion Braçes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akte dhune ne proteste edi paloka erjon brace protesta e opozites 11 maj 2019 vjedhje e zgjedheve akte dhune ne proteste edi paloka erjon brace protesta e opozites 11 maj 2019 vjedhje e zgjedheve

Sondazh

Poll