Politike

Beteja e 2017-ës, Reme Lala vendos për ‘fatin’ e dibranëve, si e spostoi me lezet Muharrem Ramën

11 Maj 2019, 13:50 Nga DOSJA

Dionis Imeraj, është dëshmia e fitores së Reme Lalës kundër mjekut Muharem Rama, i cili u zgjodh në 11 shtator 2016, në një proces të dyshuar për blerje votash.

Ky ka qenë mandat i pafatë për socialistët në bashkinë e Dibrës.

Shukri Xhelili që fitoi në 2015, qëndroi vetëm 1 vit në detyrë.

U shkarkua pas një video-skandali që tregonte se si kërkonte marrëdhënie seksuale në shkëmbim të një vendi pune.

Në zgjedhjet e parakohshme, mjeku Muharrem Rama, u mbështet nga e gjithë PS me të gjitha mjetet.

Partia Demokratike dorëzoi një padi në prokurori për blerje votash vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve.

Prokuroria hapi hetimin penal nr 184 dhe regjistroi rreth 5 mijë orë biseda telefonike dhe ambientale.

Dosja ka mbetur e pahetuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por kandidati që u bë shkak për hapjen e saj, nuk qëndroi as 3 vjet në detyrë.

Edhe për Ramën, pas një viti në detyrë, në nëntor 2017 filluan telashet. Deputetja e zonës, Reme Lala e sulmoi ashpër në parlament.

Ja çfarë tha ajo në 2 nëntor 2017:

Një ose dy dite në jave shkon kryetari i bashkisë në bashki nga 20 minuta dhe atëherë pasi të ketë pirë nja 5 dopio raki. Dhe ato pak shkresa që firmosen që janë në interesat e kryetarit e rrethit të ngushtë shoqëror të tij, janë të njollosura me yndyrë qoftesh dhe të lagura nga rakia, sepse firmosen nëpër qebaptore.

Të nesërmen, në 3 nëntor, përgjigja e Muharrem Ramës nga Facebook, ishte më e ashpër se akuza.

Po i përgjigjem shkurt zonjushës Lala, të bijës së Ymer Lala për të gjithë ju që e njihni, jo duke e sulmuar me të vetmin argument “shpifjen” ashtu si ajo keq e nisi fjalimin e saj të parë e as duke u mbrojtur për çka llogari do t’i jap vetëm bashkëqytetarëve të mi dhe askujt tjetër, por duke e këshilluar publikisht, meqenëse gjykoj se si e re që është në politikë, ka nevojë shumë! Të këshilloj mos të flasësh në emër të së ashtuquajturës parti tënde por ti referohesh gjithmonë votave personale ashtu si edhe vetë i quajte. Dhe e di pse, sepse në Dibër as nuk ka elektorat çam dhe aq më pak votues që të njohin kauzat e shenjta do të thosha të kësaj Partie. Mjaft ju mor vota dibranit me mashtrime e gënjeshtra, intriga e presione, me bukë e kërbaç, mos i ngatërro edhe më këtë pjesë se nuk e meritojnë kaq shumë t’jua fyesh inteligjencën”, thuhej në përgjigjen e Ramës, ku del përveç të tjerash një akuzë e rëndë me të cilën prokuroria nuk u mor kurrë.

Përgjigjia e Muharrem Ramës për Reme Lalen

Rama i thotë se në 25 qershor 2017 janë bërë emërime njerëzish të paaftë në Bashki, në këmbim të votës për Reme Lalën.

U duk sikur u mbyll me aq ky sherr, por ja ku erdhi dita e së vërtetës. Muharem Lala i PS u spostua për një kandidat të ri, të vendosur nga Reme Lala, që e veshur me petkun e çamëve, inekzistencë në Dibër, ka marrë në kontroll gjithçka.

E filloi duke e emëruar Dionis Imerajn drejtor të Tatimeve të Dibrës dhe, pasi ai i dha provat e besnikërisë, po e bën kryetar bashkie.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia diber dionis imeraj muharrem rama reme lala zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 bashkia diber dionis imeraj muharrem rama reme lala zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll