Politike

Surprizat e socialistëve për 30-qershorin, nga aktori i Portokallisë tek ish-gardisti i 21 janarit

11 Maj 2019, 11:11 Nga DOSJA
Surprizat e socialistëve për 30-qershorin, nga aktori i

TIRANE- Socialistët në këto zgjedhje sjellin edhe risi. Përveç rikonfirmimeve të shumta që kanë vendosur të sjellin në këto zgjedhje, interesantë janë edhe personazhet e zgjedhura.

Aktori i Portokallisë, Erion Isai, kërkon një mandat për të drejtuar Kolonjën, dhe për të përsëritur në Shqipëri një skenar “alla-ukrainas”, ku një komedian u bë president.

E jo vetëm kaq. Megjithëse vetë socialistët kërkuan në KQZ të mos lejohej rikandidimi për një mandat të katërt, duke përjashtuar Dakon dhe Sejdinin, Gëzim Topçiu në Maliq kërkon një mandat të gjashtë në këtë bashki.

Jo më pas vjen Adriatik Zotkaj në Poliçan, që po lufton për mandatin e tij të pestë.

Interesant është edhe përzgjedhja e PS në Mat, ku garon ish-gardisti i 21 janarit, Agron Malaj, që deri tani ka mbajtur postin e drejtorit të OSHEE.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka rikonfirmuar 59 kandidatë për zgjedhjet e 30 qershorit. Ende janë pa emër dy bashkitë, ajo e Hasit dhe Peqinit. Rama deklaroi se që nga nesër nis fushata në qarqe.

Në Durrës është vendosur si kandidate Valbona Sako, Elbasan Gledian Llatja, Fier Armando Subashi, Gjirokastër Flamur Golemi, Shkodër Valdrin Pjetri, Lezhë Pjerin Ndreu, Berat Ervin Demo, Tiranë Erjon Veliaj, Korçë Sotiraq Filo, Bulqizë Lefter Alla, Vlorë Dritan Leli.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron malaj erion isai zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 agron malaj erion isai zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll