Aktualitet

Pesë vite pasi i masakruan djalin, nëna e Marsel Osmanit gjen paqe, ka një tjetër kërkesë: Duhet dënim maksimal për të

19 Mars 2021, 11:19 Nga DOSJA
Pesë vite pasi i masakruan djalin, nëna e Marsel Osmanit gjen paqe, ka

KORÇË– E ëma e Marsel Osmanit, të riut që u vra në mënyrë makabre në vitin 2016, ndihet e lehtësuar pas arrestimit të Angel Miçanit, autori i tretë të akuzuar për vrasjen e të birit. Edhe pse arrestimi erdhi 5 vite nga ngjarja e rëndë, Adelina Trimi thotë se më në fund drejtësia u vu në vend.


Trimi që kërkonte drejtësi prej vitesh, u shpreh përm ediat se falë presionit të mediave që në vijimësi kanë transmetuar pamje të marra nga kamerat e sigurisë që tregonin qartë çfarë kishte ndodhur, tashmë ka gjetur paqe.

Nëna e Osmanit kërkon tashmë dënim maksimal për tre të arrestuarit që i masakruan djalin për vdekje.

Djalin e masakruan, e kanë goditur me leva dhe dru, kishte shenja në të gjithë trupin, në kokë ishte goditur me levë dhe djali kishte vdekur në vend jo në spital. Unë e dija që i përfshirë ishte Angel Miçani sepse ai e goditi me makinë dhe më pas me leva, duke i thyer edhe brinjët. Kam 5 vjet që kam kërkuar të vihet para përgjegjësisë Angeli sepse në CD që paraqisja në gjykatë dukej që ai ishte bashkëpunëtor. Më në fund drejtësia u vendos, falë mediave që e kanë trajtuar këtë ngjarje të rëndë që i ndodhi djalit tim. Kërkoj dënim maksimal për të tre autorët sepse më morën dritën e syve, unë vetëm atë djalë kisha, dhe tani jam e vetme,”– tha ajo.

Miçani u arrestua sot, pesë vite pas ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet adelina trimi angel micani vrasja e marsel osmanit adelina trimi angel micani vrasja e marsel osmanit

Sondazh

Poll