Aktualitet

Misteri i vdekjes së Medinajt, u gjet i pajetë në fushën e plehrave një ditë pasi masakroi me thikë të shoqen, e ‘elim

19 Mars 2021, 10:31 Nga DOSJA
Misteri i vdekjes së Medinajt, u gjet i pajetë në fushën e

FIER– Vdekja e Demokrat Medinajt, bashkëshortit të Irvana Hykës, të cilën e masakroi po ai vetë për vdekje me thikë, vijon të jetë e mbuluar me mister. Ndërkohë që dy të rinjtë janë përcjellë për në banesën e fundit, dy ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në shtëpinë e tyre dhe një ditë pas gjetjes së trupit të 29-vjeçarit, ende nuk dihet se si u vra ky i fundit.

Trupi i Medinajt u gjet një ditë më parë në fushën e plehrave në Sheq të Fierit, teksa u raportua se i iu kishte vrarë veten një ditë pasi masakroi të shoqen, por policia nuk dha detaje se me çfarë.

Nuk dihet nëse Meidnaj ka përdorur thikë apo armë zjarri për të vrarë veten, duke lënë shumë mister pas dhe madje duke hedhur dyshime nëse mund ta ketë vrarë dikush tjetër në shenjë hakmarrjeje për masakrimin e të resë.

Irvana Hyka u qëllua 31 herë me thikë nga Medinaj dy netë më parë në shtëpinë ku jetonin dhe në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit. Autori i krimit u largua nga banesa pas vrasjes dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit, ndërsa një ditë më vonë u gjet i vdekur.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet demokrat medinaj irvana hyka demokrat medinaj irvana hyka

Sondazh

Poll