Aktualitet

U kapën me mina në duar, si u futën në ‘kurth’ Bledian Greca dhe “Meti” nga Durrësi pas tritolit që shpërtheu në

19 Mars 2021, 10:46 Nga DOSJA
U kapën me mina në duar, si u futën në ‘kurth’

TIRANË– Bledian Greca dhe Agron Gurakuqi, i njohur edhe me nofkën “Meti” janë dy të vetmit e arrestuar për tritolin e vendosur në makinën e prokurorit Arjan Muça. Dosja.al ka mësuar se dyshja kanë qenë në hetim para se të arrestoheshin me katër mina të bëra gati për tu vendosur.

Mësohet se Gresa përvec montimit të minave me telekomandë kishte dhe rolin e gjetjes së njerëzve për shitjen e minave kundrejt pagesës. Dyshja u zbuluan përmes një agjenti të infiltruar nga policia, i cili e ka telefonuar Grecën për t’i kërkuar ‘porosi’.

Vetë Greca, gjatë bisedave të zbardhura nga grupi hetimor ka thënë se përveç minave me telekomandë do t’i siguronte dhe një sasi prej 20 kg lëndë eksplozive tek një lidhje shoqërore e Gurakuqit. Të dy u vunë në pranga vetëm pak ditë pasi shpërtheu tritoli në makinën e prokurorit Muça në parkimin e qendrës tregtare ‘Kristal” tek Komuna e Parisit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të ri, të veshur me të zezë, teksa vendos lëndën plasëse, por ende nuk dihet nëse personi në fjalë është ndonjë prej të arrestuarve. Shkaku i sulmit mendohet të jetë për shkak të detyrës që ka Muça, dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Muça, e cila është gjyqtare.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet agron gurakuqi arjan muca bledian greca tritol makines se prokurorit arjan muca agron gurakuqi arjan muca bledian greca tritol makines se prokurorit arjan muca

Sondazh

Poll