Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës: Do të dërgojmë në Shqipëri rreth 60 mjekë për t’u vaksinuar

19 Mars 2021, 10:14 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës: Do të

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thotë se do të dërgojë rreth 60 profesionistë shëndetësorë, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit në Shqipëri. Pritet që vaksinimi i tyre të bëhet në qytetin e Kukësit, për shkak të afërsisë gjeografike.

Sipas MSH-së së Kosovës, lista e mjekëve i është dërguar autoriteteve shqiptare, të cilat më herët kanë shprehur gatishmërinë që punonjësit shëndetësorë nga Kosova të vaksinohen në Kukës.

Ministri (i Shëndetësisë së Kosovës, Armend) Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Kryeministria Rama, gjatë bisedës telefonike me Kreun e Federatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Sylën , ka bërë me dije se në dispozicion i dozave për mjekët e Kosovës është rreth 500. 

Kosova pret që të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX. Këto vaksina është paralajmëruar se do të arrijnë në muajin mars.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ende ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 60 mjeke nga kosova mjeket nga kosova vaksinimi ne kukes 60 mjeke nga kosova mjeket nga kosova vaksinimi ne kukes

Sondazh

Poll