Horror në Vlorë/ Gruaja mban burrin e vdekur për ditë me radhë në shtëpi, fqinjët ngrenë alarmin, policia shqyen derën
19 Mars 2021, 11:05Nga DOSJA
VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 maji” në qytetin e Vlorës, ku trupi i pajetë i Llazar Prengës është mbajtur për ditë me radhë pas vdekjes nga e shoqja në banesë. Valentina Prenga ka mbajtur trupin e burrit në shtëpi dhe nuk ka njoftuar askënd që ai ka ndërruar jetë dhe ende nuk dihet arsyeja e vdekjes. Ajo që është më e rëndë është fakti se policia e shtetit ka shkuar sot në banesë dhe gruaja nuk hapte derën.
Policia ka shqyer derën kryesore, ka hyrë brenda dhe ka gjetur trupin e pajetë të Llazar Prengës. Nuk dihet ekzaktësisht se kur ka ndërruar jetë Prenga, por paraprakisht dyshohet se ai ka ditë i vdekur në banesë.
Dyshohet se burri vuante nga një sëmundje e rëndë që mendohet të jetë bërë shkak për vdekjen e tij, ndërsa gruaja sipas banorëve të zonës vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.
Kjo është ngjarja e dytë e të njëjtës natyrë që përsëritet në më pak se një vit në Shqipëri. Në Kombinat, familja Josifi, kreu një akt të rëndë duke mbajtur fillimisht trupin e Anisa Josifit për më shumë se një vit. Nëna Zhaneta dhe vajza tjetër Blerta, e mbajtën trupin të mbështjellë dhe ngjarja u zbulua pasi vdiq edhe e ëma dhe Blerta ishte në agoni pasi kishin për muaj me radhë pa ngrënë. Ato ishin besimtare të një sekti fetar dhe akoma nuk dihet sesi dhe se kush i çoi ato drejt flijimit për tu ringjallur.
(f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Tradhtia nuk u përket vetëm meshkujve. Dhe aspak vetëm burrave të martuar. Gratë e martuara tradhtojnë po njëlloj e madje edhe ato si burrat e martuar, preferoj...
TIRANË– Në më pak se një javë prej nisjes së vaksinimit të mësuesëve, kanë marrë dozën e parë gjithsej rreth 6120 arsimtarë në rang vendi. Vaksinimi i mësu...
TIRANË– Bledian Greca dhe Agron Gurakuqi, i njohur edhe me nofkën “Meti” janë dy të vetmit e arrestuar për tritolin e vendosur në makinën e prokurorit Arja...
FIER– Vdekja e Demokrat Medinajt, bashkëshortit të Irvana Hykës, të cilën e masakroi po ai vetë për vdekje me thikë, vijon të jetë e mbuluar me mister. Nd...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thotë se do të dërgojë rreth 60 profesionistë shëndetësorë, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit në Shqipëri....
ELBASAN– Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.Lajmi është ...
SHKODËR– 55-vjeçarja që humbi jetën tre ditë më parë në urbanin e qytetit pas një ataku kardiak, vdiq vetëm pak minuta pasi ajo ishte larguar nga sp...
TIRANË– Një makinë ka marrë flakë në ecje në Tiranë paraditen e sotme.Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje dhe as nëse ka apo jo persona të dëmtuar...